Pas gjashtë viktimave të konfirmuara nga Ministria e Shëndetësisë pasditen e sotme, një tjetër pacient i infektuar me koronavirus ka ndërruar jetën në spitalin Infektiv.
Mësohet se viktima është një 59-vjeçar nga Tepelena. Viktima është Reiz Kërmaj, nga fshati Progonat i Tepelenës, i cili ishte shtruar në spital para katër ditësh.
I ndjeri kishte temperaturë të lartë dhe vështirësi në frymëmarrje. Me rastin e fundit shkon në 220 numri total i viktimave.
Ky është rasti i dytë i vdekjes brenda 24 orëve të fundit në Tepelene, pasi mbrëmjen e djeshme ndërroi jetë dhe një taksist 60-vjeçar, po ashtu i shtruar në Spitalin Infektiv në Tiranë.
Taksisti para 5 ditësh ishte dërguar me urgjencë drejt Spitalit Infektiv në kryeqytet, por mbremjen e se enjtes humbi jetën
MSH tha pasdite se në spitalin Infektiv dhe te “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 115 pacientë të konfirmuar pozitivë, 16 pacientë janë në terapi intensive, 5 prej të cilëve të intubuar.





