Lëkundje sizmike janë ndjerë mbrëmjen e së premtes në vendin tonë.
Sipas Qendrës Sizmiologjike Europiane-Mesdhetare, tërmeti me magnitudë 3.0 ka patur intensitet të dobët dhe epiqendra e tij ka qenë rreth 4 kilometra në jug të Librazhdit, në një thellësi prej 25 kilometër.
Pas tërmetit të 26 nëntorit, në të gjithë vendin vijojnë të ndjehen lëkundje të lehta sizmike.





