Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale njoftoi se situata paraqitet serioze, pasi vijon të ketë qytetarë që kanë nevoje për trajtim në dy spitalet Covid.
Aktualisht në dy spitalet COVID, në spitalin Infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 112 pacientë, 19 në terapi intensive dhe 7 pacientë janë të intubuar.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 45 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 2682 që nga fillimi i epidemisë.





