Toka nuk gjen qetësi pasi vetem pak minuta me pare u regjistrua një tjetër lekundje sizmike.
Tërmeti kishte epiqendrën pranë qytetit të Lushnjes, ndersa eshte regjistruar ne oren 16.16.
Tërmeti ka qenë me magnitudë 3.9 te shkalles Rihter bën të ditur Qendra Europian e Tërmeteve. Ai është ndjerë mjaftueshëm në zonën e Lushnjes dhe të Fierit.
Lëkundje të lehta tërmeti janë ndjerë edhe në qytetin e Elbasanit dhe në zonat përreth.





