Ministria e Shëndetësisë njoftoi së në 24 orët e fundit janë shënuar katër humbje jete nga koronavirusi.

Po ashtu nga 504 testime janë konfirmuar 126 raste të reja, nga të cilat 6 janë regjistruar në Durrës. ndërkohë Tirana regjistron numrin më të lartë të rasteve me 74 të tillë. 

Deklarata e Ministrisë së Shëndetësisë: 126 raste të reja, 4 humbje jete dhe 45 të shëruar në 24 orët e fundit:

Dr. Rovena Daja

Instituti i Shëndetit Publik

Që në fillim të këtij komunikimi, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet me një thirrje të rinjve: Tregoni kujdes ju të parët duke vendosur maskën. Mbroni veten, mbroni prindërit, mbroni gjyshërit, mbroni miqtë dhe shokët tuaj.

Ministria e Shëndetësisë i rikujton qytetarëve detyrimin ligjor për të vendosur maskën në çdo ambient të mbyllur.

Respektoni distancën dhe kujdesuni për higjienën personale dhe kolektive.

Kontaktoni nëpërmjet linjës së gjelbër 0800 40 40 me mjekun e familjes, dhe kur keni shenja të sëmundjes duhet të qëndroni të izoluar dhe telefononi në numrin e Urgjencës Kombëtare, 127.

Fatkeqësisht nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen në spitalin Covid2 ‘Shefqet Ndroqi’, një 51 vjeçar nga Dibra, një 62 vjeçare nga Tirana, një 68 vjeçar nga Shkodra, dhe një 73 vjeçar nga Tirana, më sëmundje bashkëshoqëruese.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjarëve. 

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe spitalin ‘Shefqet Ndroqi’ po trajtohen 112 pacientë, 19 janë në terapi intensive dhe 7 pacientë janë të intubuar.

Ju informojme per situaten epidemiologjike ne 24 orët e fundit:

Janë kryer 504 testime për të dyshuar të prekur me COVID19, nga të cilat janë konfirmuar 126 raste pozitive.

Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 74 raste në Tiranë, nga  raste 9 në Kavajë,  Shkodër, 6 në Durrës, nga 4 raste në Krujë, Mirditë, Vlorë, nga 3 raste në Korçë, Lezhë, Vau i Dejës, 2 në Tropojë, nga 1 rast në Elbasan, Kamëz, Lushnje, Pogradec, Sarandë.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 45 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 2682, që nga fillimi i epidemisë.

COVID-19 – Statistika (26 Korrik 2020)

Testime totale             38683

Raste pozitive               4763

Raste të shëruara        2682

Raste Aktive                 1943

Humbje jete                 138 (Qarku Tiranë 72, Shkodër 21, Durrës 19, Fier 6, Elbasan 5, Vlorë 4, Kukës 4, Korçë 3, Dibër 2, Lezhë 1, Berat 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë              1056

Durrës              220

Shkodër           203

Vlorë               100

Lezhë               84

Korçë               69

Fier                  58

Elbasan            48

Kukës               37

Berat               31

Gjirokastër      19

Dibër               18