Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) kanë lëshuar një paralajmërim për banorët e Teheranit, duke u kërkuar atyre të shmangin disa zona të caktuara gjatë ditëve në vijim, për shkak të sulmeve të pritshme ajrore.
Përmes një mesazhi të publikuar në rrjetin social X (ish-Twitter), ushtria izraelite tha se do të “vazhdojë të godasë objektivat ushtarake në zonën e Teheranit”.
“Për sigurinë tuaj, ju kërkojmë të qëndroni larg fabrikave të prodhimit të armëve, selive ushtarake dhe institucioneve të sigurisë që janë të lidhura me regjimin,” thuhet në deklaratën e IDF-së.
Ky paralajmërim vjen në një moment tensioni të shtuar midis Izraelit dhe Iranit, me përplasje të shpeshta verbale dhe kërcënime reciproke.






