Në Bashkinë e Kurbinit vijon puna për shembjen e objekteve të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit 2019. Gjatë kësaj jave fadromat e Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit e kanë përqëndruar punen në lagjen nr. 4, duke rrafshuar pallatet e shpallura të pabanueshëm.

Por aksioni për prishjen e objekteve nuk është shoqëruar me largimin e inerteve. Pirgje të mëdha mbetjesh kanë mbuluar qytetin e Laçit, duke sjellë një pamje aspak normale, raporton “Ora News”.

Ende nuk dihet kur do të nisë puna për largimin e inerteve, ndërsa që aksioni i prishjeve do të vijojë edhe për disa ditë. Bashkia e Kurbinit është një ndër zonat më të prekura nga tërmeti i nëntorit të vitit 2019, duke lënë të pastrehë qindra familje.

Ndërkohë puna për rindërtimin ende nuk ka nisur, pavarësisht premtimeve të qeverisë së lagjja e re në Laç do të jetë gati brenda një kohe të shpejtë.