Organizata Botërore e Shëndetit dhe shumë ekspertë të Shëndetësisë, e kanë vlerësuar vendosjen e maskës mbrojtëse si mjetin kryesor të frenimit të pandemisë së koronavirusit.
Ndaj qytetarëve të pabindur, shpesh është parë të aplikohen gjoba duke arritur deri tek arrestimet. Një rast i tillë është publikuar në rrjete sociale, ku një vajzë 21-vjeçare nga Victoria e Australisë u ndalua nga policia pasi ecte rrugëve pa maskë. Kur autoritetet i kërkuan llogari se përse nuk e ka vendosur maskën, ajo refuzoi t’u japë sqarime.
Kjo mesa duket irritoi policët të cilët reaguan dhe e mbërthyen prej fyti. Më pas vajza i tha policëve se nuk e mbante maskën për disa arsye shëndetësore. Por edhe pas kësaj dëshmie, vajza u shoqërua për në rajon dhe ndaj saj rëndon akuza e rezistencës ndaj punonjësve të policisë.





