Ikona e kinemasë botërore, Will Smith, është fotografuar së fundmi duke bërë simbolin shqiptar të shqiponjës me dy koka, një gjest që përfaqëson krenarinë dhe identitetin kombëtar të shqiptarëve.
Në një imazh që është bërë viral në rrjetet sociale, aktori i njohur shfaqet krah futbollistit shqiptar Ergys Pepaj, ndërsa të dy formojnë me duar shqiponjën.
Fotografia është publikuar fillimisht në llogarinë zyrtare të Pepajt në Instagram, ku momenti është përshkruar me emocion të veçantë.





