Ajatollah Ali Khamenei pritet të japë mesazhin e tij të parë televiziv që nga shpallja e armëpushimit midis Iranit dhe Izraelit. Vetë Khamenei e njoftoi mesazhin e tij në një postim në Twitter. 

“Mesazhi i rëndësishëm televiziv i Imam Khameneit do të publikohet brenda pak minutash”, thuhet konkretisht në postimin në X.

Ndërhyrja e Khameneit vjen në një kohë kur thashethemet për fatin e tij janë të përhapura. I fshehur në një bunker, udhëheqësi suprem i Iranit ka frikë nga një komplot vrasjeje dhe komunikon me komandantët e tij përmes një ndihmësi të besuar.

Në të njëjtën kohë, ai ka pezulluar komunikimet elektronike për ta bërë më të vështirë gjurmimin e tij, sipas tre zyrtarëve iranianë që folën për New York Times.

I fshehur në një bunker, udhëheqësi suprem, Ajatollah Ali Khamenei, ka zgjedhur një sërë zëvendësimesh nga hierarkia e stafit të tij ushtarak, në rast se vriten më shumë nga zëvendëskomandantët e tij të shquar, raportojnë ata.