Nëna e 12-vjeçares që u abuzua seksualisht nga babai i saj, Zamir Meta ka rrëfyer momentet e fundit para se vajza e saj të largohej nga banesa për të shkuar tek fqinjët dhe më pas drejt policisë ku denoncoi babain.
Ne një lidhje direkte për emisionin “Me Zemër të Hapur” të autores Evis Ahmeti, gruaja u shpreh se atë ditë kishin dalë xhiro të gjithë si familje.
Ajo thotë se nuk ka kuptuar asgjë, pasi në sytë e saj cdo sjellje ishte normale.
“Ishte dielë dhe dolëm xhiro të gjithë bashkë me bashkëshortin dhe fëmijet. Pasi kthehemi hamë bukë dhe unë i vë të gjithë fëmijët në gjumë. Vajza e madhe fle te dhoma ku ishte hapur dritarja që kishte ikur.
Ai ishte me mua shtrirë, pastaj se ca ka bërë ai kur më zuri gjumi mua unë nuk di gjë. Prapa krahëve të mi nuk e di ca bënte.
Para syve të mi nuk i shmangej. Unë nuk kuptoja asgjë. Ishte një marrëdhënie krejt normale”, tregoi nëna e 12 vjecares.
Ajo ka kërkuar që bashkëshorti të marrë dënimin më të rëndë që parashikon ligji, ndërkohë ka rrëfyer edhe momentet e para kur mori vesh se e bija ishte larguar nga banesa.
“Më lajmëroi vajza 11 vjeçe se motra e saj nuk ishte në shtëpi. Gjeta dritaren hapur,. Një herë mendova se mos ma kishte marrë njeri.
Në sy tim bashkëshorti u shqetësua njëlloj si mua. Më pas bëmë denoncimin në policinë e Fierit. Vajza kishte shkuar në banesën e një komshie që e kemi rreth 45 minuta larg.
Në fillim nuk e besoja se çfarë dëshmonte vajza. Nuk dukej që i bënte ato. Nuk e di se ç’mund të bënte ai në kohën që nuk ishim bashkë.
Në polici ai u shfaq i shqetësuar. I thash të kalbesh në burg e të marrësh dënimin e merituar. Pse ma bëre këtë gjë. Më tha vetëm: Ik ik. Ai dëgjova që e ka pranuar krimin. Më erdhi gjithçka si bombë”, tha ajo.





