Ardian Ismajli ditën e djeshme njoftoi edhe zyrtarisht se tashmë është futbollist i lirë. Mbrojtësi falenderoi Empolin për mundësinë e dhënë, ndërsa iu uroi suksese në të ardhmen. Por shqiptari pavarësisht se largohet nga Empoli, do të qëndrojë sërish në Itali. Lideri i Kombëtares ka gjetur akordin me skuadrën tjetër të Serie A. Torino është ekipi që i ka ofruar 1.1 milionë euro në sezon shqiptarit, me palët që kanë arritur akordin mes tyre. Me shumë gjasa Ismajli pritet të firmosë një kontratë 3 –vjeçare dhe në këtë mënyrë Torino do të jetë destinacioni i tij i ardhshëm. Tashmë mbetet të presim për të mësuar më shumë mbi këtë lëvizje. Madje zyrtarizimi pritet në ditët e ardhshme.
Mbi 1 milionë euro në sezon, Ardian Ismajli arrin akordin me Torinon
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Ish-kryetari i parë i FRESSH: Kushdo është përfshirë në hajni të hapë krahun dhe t’u kërkojë falje socialistëve
Haziri: Votat e LDK-së mund të unifikohen vetëm për president nga radhët e partisë
Rama pret ambasadorin e ri të Turqisë në Shqipëri
Rrebeshe të forta shiu përfshijnë Elbasanin, vështirësi në qarkullimin rrugor





