Bashkia e Durrësit në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor do të organizojë nesër në qytetin bregdetar paradën RETRO të makinave të vjetra dhe luksoze.
Ky organizim është i kuruar artistikisht nga Hemingway Fan Club Albania.
POSTIMI I BASHKISË
Parada RETRO e mjeteve të koleksionit historik shqiptar, vjen më 14 gusht, në qytetin antik të Durrësit në ritmet Jazz dhe Swing.
Eventi vjen si një organizim i Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor në bashkëpunim me bashkinë Durrës dhe i kuruar artistikisht nga Hemingway Fan Club Albania.
Dashuria për artin e të bukurën si një surprizë për të gjithë dashamirësit e nostalgjisë, banorët dhe turistët në qytetin bregdetar të Durrësit, në këtë sezon turistik të pazakontë.
Një pasion që jeton mes kujtimeve për t’u soditur duke respektuar protokollet e distancës.





