BELGJIKË- Autoritetet belge në një operacion të zhvilluar së fundmi kanë zbuluar qindra kg kokainë në një anije cisternë turke.
Mësohet se anija “Scot Bremen” u ndalua pasi një patrullë policie vuri re në mbrëmje tetë burra që po lëshonin një varkë në marinën Blankenberge.
Zyra e prokurorit publik të Flandrës Perëndimore në njoftim theksoi se i konfirmojnë arrestimet në Blankenberge dhe zbulimin e drogës në cisternën e naftës në Zeebrugge.
Ata shtuan se ende nuk mund të komentojnë nëse dy rastet janë të lidhura.
Hetimi në vazhdim do ta tregojë këtë. 8 të arrestuarit janë 4 belgë, 3 holandezë dhe 1 shqiptar.
Anija mbeti e ankoruar në Zeebrugge.





