Xhudoja, siç dihet, është sporti më i suksesshëm në Kosovë, që i ka dhuruar vendin arritje të jashtëzakonshme në arenën ndërkombëtare, me medalje të arta olimpike, botërore dhe europiane. Në nderim për një xhudistet më të mirënjohura dardane, Posta e Kosovës ka lëshuar së fundmi një pullë postare me imazhin e Distria Krasniqit.29-vjeçarja numëron dy medalje olimpike, dy medalje bronzi në kampionatet botërore dhe tri vende të para në kampionatet më kryesore europiane, ndërsa është shpallur xhudistja më e mirë në botë për vitin 2025.

“Ky emision i veçantë filatelik i kushtohet kampiones botërore dhe olimpike në xhudo, Distria Krasniqi, e cila është shpallur xhudistja më e mirë në botë për vitin 2025, në të gjitha kategoritë.Përmes këtij emisioni, Posta e Kosovës nderon një histori suksesi dhe frymëzimi, duke e shndërruar imazhin e Distrias në një simbol që do të udhëtojë përtej kufijve, si ambasadore e vlerave tona kombëtare”, shkruhet në njoftimin e bërë nga Posta e Kosovës.