Reperi i njohur shqiptar Noizy është arrestuar në aeroportin e Zyrihut të shtunën, sapo mbërriti në Zvicër për promovimin e albumit të tij të ri, raportojnë mediat zvicerane.
Policia Kantonale e Zyrihut konfirmoi për median “Watson” se arrestimi u bë me urdhër të Prokurorisë, për krime të rënda me dhunë. Detaje të tjera nuk janë bërë publike.
Noizy pritej të performonte në klubin “Rinora 4” pranë Zyrihut, por pas ndalimit, organizatorët hoqën të gjitha njoftimet nga rrjetet sociale. Vetë artisti nuk ka reaguar ende.





