Michael Douglas po e shijon periudhën larg Hollywood.
80-vjeçari konfirmoi në Festivalin e Filmit Karlovy Vary në Republikën Çeke se nuk po planifikon të luajë sërish në filma.
“Nuk kam punuar më qëllim që prej vitit 2022 sepse e kuptova që duhej të ndaloja”, tha ai. ”Kam punuar fort për thaujse 60 vite dhe nuk doja të bëhesha nga ata njerëzit që vdesin në sheshxhirim.”
“Nuk kam qëllim të rikthehem”, vijoi Douglas. “Them që nuk kam dalë në pension sepse nëse del diçka e veçantë, do të rikthehesha, por në të kundërt, jo.”
Aktori rrëfeu edhe sesi kanceri në fyt ndikoi në karrierën e tij.
“Kanceri në fazën e katërt s’është shaka, por nuk ka shumë zgjedhje apo jo? Vazhdova programin, përfshirë kimio dhe radioterapinë dhe isha me fat. Ndërhyrja kirurgjikale do të bënte që mos të flisja, do të hiqja një pjesë të nofullës dhe kjo do të iste shumë kufizuese për një aktor.”
Douglas shtoi se ka “një film të vogël të pavarur” që po “përpiqet të realizojë një skenar të mirë”, por “për të ruajtur një martesë të bukur”, ai “është i lumtur që të luajë ‘gruan’” për bashkëshorten e tij, Catherine Zeta-Jones.
Në muajin maj, aktori tha për Deadline se nuk e ka marrë malli të jetë përpara kamerës. Ai madje tha se nuk do të luajë më në një film tjetër të Marvel pas trilogjisë së “Ant-Man” dhe “Avengers: Endgame”.
Edhe Catherine Zeta-Jones është shprehur se po tërhiqet nga Hollywood dhe po fokusohet te projektet e vogla.





