Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar në aksin rrugor Lezhë-Shkodër, pranë kryqëzimit të fshatit Gjadër.

Një turist i huaj, që udhëtonte me motor, ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me një automjet, duke ndërruar jetë në vendngjarje.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.