Një ngjarje tragjike është shënuar mbrëmjen e djeshme në zonën e Shkopetit. Një 23-vjeçar është gjetur i pajetë pranë liqenit, pasi ishte raportuar i zhdukur nga familja.

Sipas policisë, babai i të riut, shtetasi R. D., u paraqit në Komisariatin e Policisë Mat për të kallëzuar se djali i tij, R. D., 23 vjeç, nuk ishte kthyer në shtëpi.

Menjëherë pas kallëzimit, shërbimet e Policisë nisën kërkimet dhe pas disa orësh, u gjet trupi i pajetë i 23-vjeçarit pranë liqenit të Shkopetit. Dyshohet se automjeti i tij ka rënë në liqen.

Policia ka ngritur një grup të posaçëm hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijojnë hetimet për të zbuluar shkaqet e ngjarjes.