Princesha Kate mori pjesë në darkën e parë shtetërore që nga diagnostikimi i saj me kancer të martën në mbrëmje. Siç shihet dhe në foto Kate e kaloi mbrëmjen përkrah të ftuarit Emmanuel Macron. Vizita e fundit shtetërore e një presidenti francez në Britaninë e Madhe ndodhi më shumë se 15 vjet më parë. Vizita aktuale në Angli nga Emmanuel Macron dhe gruaja e tij Brigitte u prit me një festë mahnitëse.
Të ftuarit u pritën në aeroport nga Princi William dhe Princesha Kate, dhe më pas u takuan me Mbretin Charles III dhe Mbretëreshën Camilla. Përveç familjes Macron dhe disa anëtarëve të familjes mbretërore, ishin të ftuar edhe disa nga më të mëdhenjtë e muzikës së vendit, Elton John me bashkëshortin e tij David Furnish dhe Mick Jagger, i cili shoqërohej nga e dashura e tij, autorja Melanie Hamrick.
Por gjatë darkës mbretëror në Windsor Castle, një moment tërhoqi veçanërisht vëmendjen, presidenti Macron i shkeli syrin Princeshës Kate, një gjest që ndezi menjëherë debatet në rrjet.





