E kaluara e erët në Gjermani, besohet të jetë bërë shkak i vrasjes së 23-vjeçarit Renis Dobra në Shqipëri.
Policia kriminale e Dibrës, ka zbuluar se Dobra ishte dënuar me disa vite burgim nga Drejtësia Gjermane për shpërndarje të lëndëve narkotike.

Motivi i tregtimit dhe trafikimit të drogës besohet se është bërë shkak për eleminimin e tij, ndërkohë ekspertiza mjeko-ligjore ka konfirmuar paraprakisht se 23-vjeçarri është mbytur me lituar, pasi skuqja e fytit është tipike e krijuar nga një tërheqje e fortë e një litari ose teli.

Mësohet se viktima është rrëmbyer në sy të kushëririt të tij, nga disa persona që i kishin pohuar “…që të rinte i qetë pasi ishin Policia…”.

Dy “policët” i kanë hipur në makinë dhe me sa duket pikërisht në makinën e tij, kanë lidhur me litar duke i shkaktuar mbytjen 23-vjeçarit Renis Dobra.

Gjatë marjes në pyetje kushëriri i Dobrës ka treguar se nuk i ka njohur personat e prezantuar si “Policë”.

Ai ka menduar se të afërmin e tij do e çonin në komisariatin e Matit, meqënëse Renis Dibra disa herë ka pasur probleme me drejtësinë shqiptare, ku është akuzuar për disa vjedhje dhe një dënim që ka marë në Gjermani.

Por Dobra, nuk shkoi kurrë në ambjentet e komisariatit pasi trupi i tij i pajetë është gjetur pikërisht në një humnerë, 10 metra larg ujërave të liqenit të Shkopetit.

Trupi kishte dalë nga makina në momentin, kur kjo e fundit ka bërë disa rrutullisje në humnerë, duke përfunduar e fundosur në ujë.

Pritet që nesër polumbarët e forcave RENEA përmes mjeteve logjistike të nxjerin makinën nga uji, me shpresën e gjetjes së provave të reja, që do ndihmonin për zbardhjen e autorëve të krimit.

Kohët e fundit viktima ishte kthyer nga Gjermania, pasi kishte vuajtur disa vite dënim për drogë. Kjo situatë mund të jetë bërë shkak për eleminimin e tij, pasi autorët mund të kenë dyshuar se Dobra të ketë folur tek autoritet e drejtësisë.

Por kjo është vetëm njëra nga pistat, pasi viktima ishte skeduar nga policia e Matit dhe për vjedhje. Ndërkohë në vendngjarje policia nuk arriti të gjejë sende personale të viktimës si telefon apo portofol,të cilat dyshohet se mund të jenë fundosur së bashku me makinën në ujë ose të jenë marë nga persona të ndryshim.

Deri në këtë fazë ku ndodhet hetimi, policia ka administruar vetëm dëshminë e kushëririt të viktimës, i cili ka qënë personi i vetëm që ka parë dy personat që kanë rrëmbyer, Renis Dobran.

Ndërkohë deklarime ka dhënë edhe babai i viktimës dhe persona që kanë pasur lidhje shoqërore me të. Aktualisht policia dhe prokuroria e Dibrës, janë duke punuar për skanimin e të gjitha pamjeve filmike me shpresën e gjetjes së një imazhi të vetëm të personave që kanë kryer krimin e rëndë.

Renis Dobra, është rrëmbyer ditën e djeshme ndërsa trupi i tij u gjend mëngjesin e sotëm në një humnerë, 10 metra larg ujërave të liqenit Artificial të Shkopetit. /Oranews