Liderët botërorë janë takuar ditën e sotme në Itali për Konferencën për Rimëkëmbjen e Ukrainës. Në takimin e sotshëm ka marrë pjesë dhe kryeministri Edi Rama, i cili ka udhëtuar drejt Italisë sot. Ndërkohë që nga konferenca, kanë dalë dhe pamjet e fotos familjare.  

Ky është një nga forumet më të rëndësishme ndërkombëtare të këtij viti, në mbështetje të Ukrainës dhe rindërtimit të saj pas pasojave shkatërruese të luftës. Ka pjesmarrjen e liderëve botërorë, përfaqësuesve të lartë të BE-së, G7-ës, organizatave ndërkombëtare, institucioneve financiare dhe sektorit privat, për të koordinuar ndihmën konkrete dhe investimet strategjike në sektorët kyç të Ukrainës.