Qeveria ka miratuar dhënien e 5,191 pagave shtesë për punonjësit e Transportit Rrugor të Udhëtarëve. Lajmin e ka bërë të ditur vetë kryeministri Rama përmes një postimi në Facebook.

“Qeveria shqiptare miraton: +5,191 Paga Lufte për punonjësit dhe të larguarit nga puna për Qershorin 2020! Efekti financiar prej 134,966,000 Lekë mbulohet nga fondi rezervë i DPSHTRR!”, shkruan Rama.

Transporti ka qenë një nga sektorët më të prekur nga situata e shkaktuar nga pandemia e Covid-19.

Në muajin mars ky shërbimi i transportit qytetas dhe ndërqytetas u mbyll, për t’u hapur në qershor. Megjithatë ky sektor funksionon ende me kapacitet të reduktuar si pasojë e frikës nga përhapja e koronavirusit.