Bayern Munich ka shprehur interes të madh për transferimin e yllit të Real Madridit, Rodrygo Goes, dhe është i gatshëm të ofrojë 100 milionë euro për të siguruar shërbimet e tij. Lajmi është raportuar nga gazetari Eduardo Burgos i AS.Fillimisht, gjigantët bavarezë po tentonin të transferonin Luis Diaz nga Liverpool, por një ofertë prej 70 milionë eurosh është refuzuar nga klubi anglez. Nëse Liverpool vazhdon të rezistojë, drejtuesit e Bayern Munich janë të gatshëm të zhvendosin fokusin te Rodrygo.
Klubi gjerman e vlerëson lart brazilianin, duke marrë parasysh moshën e tij të re, shpejtësinë dhe aftësinë për të luajtur në disa pozicione në sulm. Sipas vlerësimeve të brendshme, Rodrygo ka potencial më të madh afatgjatë sesa Diaz.Edhe Arsenali raportohet se është i interesuar për Rodrygon, megjithatë, londinezët ende nuk kanë ndërmarrë hapa konkretë për ta transferuar atë.Nëse Real Madrid do të jetë i gatshëm të dëgjojë oferta, pritet një garë e fortë mes klubeve të mëdha evropiane për shërbimet e sulmuesit 23-vjeçar.





