Luftëtari i Arteve Marciale Mikse (MMA),  është qëlluar me pesë plumba të martën në Makhachkala të Dagestanit në Rusi. Sipas mediave ruse, në drejtim të Khizriev është qëlluar me pistoletë kur ka dalë nga vetura në afërsi të një ndërtese.

Pesë plumba e kanë qëlluar, por ai megjithatë nuk është në rrezik për jetën. Arma prej të cilës është shtënë është një pistoletë traumatike, një armë zjarri që zakonisht qëllon me plumba gome ose fishekë të tjerë më pak vdekjeprurës të projektuar për vetëmbrojtje ose kontroll të turmës.

Në një video të publikuar në rrjetet sociale, shihet luftëtari i MMA-së duke u përleshur me njërin prej dy sulmuesve. Khizriev është kampion i serisë PFL.