Tifogrupi që mbështet Shkupin, “Shvercerat”, ka ndërprerë stërvitjen e ekipit. Kjo është bërë e ditur përmes një postimi në rrjetet sociale. Reagimi: Sot Shvercerat e ndërprenë stërvitjen e FC Shkupit!
Arsyeja? Mos sinqeriteti dhe mashtrimet e pafundme të kryesisë së klubit!Premtime boshe, takime që shtyhen, dhe mungesë totale respekti ndaj atyre që e kanë mbajt klubin gjallë Shvercerat!Ne nuk jemi spektatorë, jemi zëri i vërtetë i Shkupit!Nuk ka futboll pa respekt ndaj tribunës!Deri sa nuk do të ketë sinqeritet dhe transparencë, asgjë nuk vazhdon normalisht.Mos na provoni durimin, se historia e ka tregu kush vendos në këtë qytet…FC Shkupi është i Shkupjanve jo i mashtruesve!





