Qazim Laçi është lojtar i ri i klubit të Rizespor në Turqi. Mesfushori i kombëtares ka kaluar nga Sparta e Pragës në Çeki te një tjetër kampionat, duke firmosur një kontratë 3-vjeçare. Referuar mediave çeke Rizespor ka paguar 800 mijë euro për kartonin e 29-vjeçarit i cili kishte edhe një vit kontratë me Spartën e Pragës.Në Çeki Qazim Laçi luajti për 2 vite e gjysmë me Spartën e Pragës ku provoi edhe aventurën në Champions League. Tani pas vizitave mjekësore të kaluara me sukses, Laçi është prezantuar dhe ka nisur stërvitjen me Rizespor.
Qazim Laçi prezantohet te klubi turk, Rizespor paguan 800 mijë euro te Sparta e Pragës
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Deklarata e Zelenskyt për Kosovën nga Beogradi, Kurti: Solidariteti ynë me Ukrainën nuk ka qenë kurrë një transaksion
Grabitet supermarketi në Durrës (VIDEO)
I la bashkëshortes 1 mijë euro, zbardhen lëvizjet e fundit të autorit para krimit në Greqi
Situata me zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: Vetëm 5 vatra aktive, janë angazhuar mbi 200 forca





