Gara për të siguruar shërbimet e Armando Brojës është bërë edhe më interesante, pasi së fundmi në skenë kanë hyrë edhe gjigantët holandez të PSV Eindhoven. Mediat britanike raportojnë se skuadra nga Eredivisie i është bashkuar interesimit për sulmuesin shqiptar, duke e çuar në katër numrin e klubeve që po e ndjekin me vëmendje.Përveç Parmës në Serie A, si dhe dy klubeve gjermane, Stuttgart dhe Leipzig, tani edhe PSV është pozicionuar si një mundësi serioze për 23-vjeçarin. Pavarësisht interesimit të madh, Chelsea ende nuk ka nisur bisedime konkrete me asnjërën nga palët. Broja i cili nuk ka shënuar në Premier League që prej shkurtit të vitit 2022, vazhdon të mbetet një profil interesant për shumë klube europiane. PSV e sheh si një lojtar me potencial të madh për t’u rilindur në kampionatin holandez, një ambient ku ai ka luajtur më parë si i huazuar te Vitesse dhe ku la përshtypje pozitive.
Kampionët e Holandës kërkojnë Armando Brojën
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
“Do të punojmë për paqen!”/ Erdogan sulmon sërish Izraelin: Nuk do të lejojmë destabilizimin e rajonit!
Cllevio zbulon prapaskenat e sherrit me Noizyn: Shkova t’i kërkoj falje te lokali në Currila, më shkelën kokën me këmbë
FOTO/ Pas ndarjes nga Katy Perry, Orlando Bloom fotografohet në Milano me të dashurën 21 vite më të re
“Kur shumë të tjerë zgjodhën heshtjen…”, djali i Hashim Thaçit ndan foton me kryeministrin Rama: Qëndroi në anën e së vërtetës për UÇK-në në Hagë





