Marcus Rashford prezantohet zyrtarisht si lojtar i Barcelonës. Sulmuesi anglez do të mbajë veshur fanellën e katalanasve, pas transferimit nga Manchester United në formë huazimi, me një klauzolë blerjeje për sezonin e ardhshëm me vlerë rreth 30 milionë paund. Rashford udhëtoi për në Spanjë gjatë fundjavës pasi mori autorizimin nga United për të finalizuar marrëveshjen, dhe tani transferimi është zyrtarizuar. Manchester United e përshëndeti me një mesazh të shkurtër: “Të gjithë te Manchester United i urojnë Marcus-it fatin më të mirë për sezonin.”

Sulmuesi anglez mbërriti në “Camp Nou” të mërkurën pasdite për të nënshkruar kontratën dhe për të finalizuar transferimin, duke pasur gjithashtu mundësinë të flasë për herë të parë me shtypin spanjoll.Në intervistën e tij të parë si lojtar i Barcelonës, Rashford tha se ndihej “si në shtëpi” te klubi i tij i ri.“Barcelona është një klub ku ëndrrat bëhen realitet. Ajo që përfaqëson ky klub ka shumë rëndësi për mua, dhe ky ishte një faktor vendimtar në vendimin tim. Ndihem sikur po bëhem pjesë e një familjeje. “Gjithmonë përpiqem të bëj veprime vendimtare, lëvizje dinamike… Më pëlqen të shikoj futboll të bukur, gjithmonë kam qenë fans i mënyrës së lojës së Barçës!” “Dua të falënderoj tifozët katalanas për pritjen e ngrohtë. Është një ambient ndryshe për mua, por po e shijoj çdo moment. Siç e kam thënë tashmë, ndihem si në shtëpi.”