Jasir Asani ka zhvilluar paraqitje tepër të mira me Gwangju në javët e fundit në Korenë e Jugut. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare ka arritur të realizojë 4 gola dhe dy asistime në 5 ndeshjet e fundit.Forma e mirë e ish-sulmuesit të Partizanit nuk ka kaluar pa u vënë re nga klubet që janë të interesuara për të. Siç ka bërë me dije “Transfermarkt”, sulmuesi i kombëtares shqiptare është pranë kalimit në kampionatin iranian.Esteghlal është i interesuar për të transferuar Jasir Asanin. Por deri më tani nuk ka asnjë negociatë konkrete mes klubit iranian dhe Gwangju. Në rast të një transferimi në Esteghlal, do të ishte eksperienca e parë e 30-vjeçarit në Iran.
Jasir Asani pranë transferimit në Iran
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Deklarata e Zelenskyt për Kosovën nga Beogradi, Kurti: Solidariteti ynë me Ukrainën nuk ka qenë kurrë një transaksion
Grabitet supermarketi në Durrës (VIDEO)
I la bashkëshortes 1 mijë euro, zbardhen lëvizjet e fundit të autorit para krimit në Greqi
Situata me zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: Vetëm 5 vatra aktive, janë angazhuar mbi 200 forca





