Detaje të reja dalin nga krimi makabër në fshatin Frashër të Fierit, ku 53-vjeçari Anesti Rama u mbyt me tel nga e bija, Ermalinda Rama, ngjarje e ndodhur mbrëmjen e së mërkurës, por që u tentua të fshihej si aksidentale nga 26-vjeçarja dhe nëna e saj, Valbona Rama, tashmë të dyja në prangat e policisë.
Njoftimi i policisëL
Punë e pandërprerë hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes së ndodhur në fshatin Frashër, ku shtetasja E. R. vrau për motive të dobëta, babanë e saj.
Vihet në pranga bashkëpuntori i 26-vjeçares.
Në vijim të hetimeve të kryera me qëllim dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Kundër Personit të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier bënë ndalimin e shtetasit Ç. D., 55 vjeç, banues në fshatin Arapaj, Roskovec.
Nga kryerja e hetimeve dyshohet se ky shtetas ka bashkëpunuar me shtetasen E. R., në vrasjen e babait të saj nëpërmjet strangulimit (mbytje me tel), si edhe duke përdorur sende të forta dhe mjete prerëse.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.





