Një 24-vjeçar me shtetësi marokene është arrestuar nga Drejtoria e Kufirit dhe Migracionit në Korçë, pasi u kap në tentativë për të ndihmuar tre shtetas të tjerë që të kalonin ilegalisht kufirin nga Shqipëria drejt vendeve të tjera.
Burime nga policia bëjnë me dije se 24-vjeçari Omar Chouati, kishte planifikuar të ndihmonte tre emigrantë të paligjshëm në kalimin e kufirit në mënyrë të kundërligjshme. Gjatë ndërhyrjes nga strukturat e kufirit, personi u ndalua dhe u arrestua në flagrancë, ndërsa tre shtetasit e tjerë u kapën dhe po dërgohen drejt Greqisë.
Policia kufitare ka intensifikuar kontrollet përgjatë gjithë vijës kufitare dhe në pikat e kalimit me qëllim parandalimin e rasteve të ngjashme. Autoritetet theksojnë se rastet e ndihmës për kalim të paligjshëm të kufirit, shpesh kryhen nga vetë emigrantët, duke u bërë një fenomen shqetësues.
Hetimet për këtë rast janë në vijim, ndërsa 24-vjeçari do të përballet me akuzat për “ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”.





