Pasditja ka sjellë ndryshim drastik të motit në disa zona të vendit. Reshje të dendura shiu dhe breshëri janë raportuar në rrethin e Gramshit.

Stuhia e cila ka zgjatur disa minuta ka shkaktuar dëme të konsiderueshme në sipërfaqe të mëdha me prodhime të ndryshme bujqësore.

Fermerët e zonës kanë deklaruar se dëmet më të mëdha janë regjistruar në parcelat me agrume si edhe në vreshtari, ku humbjet llogariten të jenë të mëdha.