Një statujë e një sirene të zhveshur ka nisur një debat kulturor dhe artistik në Danimarkë, shkruan La Stampa. Skulptura e quajtur Den Store Havfrue (Sirena e Madhe), peshon 14 ton dhe përbëhet nga graniti. Ajo ndodhet pranë Fort Dragør, një fortese historike e ndërtuar në vitin 1910 pranë Kopenhagës. Agjencia daneze për Pallatet dhe Kulturën ka vendosur të hiqet së shpejti. Arsyeja? Është quajtur “e shëmtuar dhe pornografike” dhe “ëndrra erotike e një burri sesi duhet të jetë një grua.”
Sipas Mathias Kryger, një kritik arti për Politiken, statuja nuk përshtatet me foresën. Sørine Gotfredsen e ka quajtur “jo poetike dhe të padëshirueshme”.
Skulptori Peter Bech që e gdhendi,tha se nuk e kuptonte kritikën pas “gjinjtë e imazhit janë në proporcion me madhësinë e saj.”
Të tjerë mendojnë se reflekton një sjellje problematike kundrejt trupit të gruas. Sipas Aminata Corr Thrane, fokusi te gjinjtë barazohet me “body shaming”.
“A duhet që nuditeti femëror të ketë një formë dhe madhësi korrekte që të jetë e pranueshme në publik?”, thotë ajo. Ajo tha se statuja është “ndoshta më pak e zhveshur” sesa versioni i famshëm në bronz e granit i “Sirenës së Vogël”, por “ka gjinj më të mëdhenj dhe ndoshta ky është problemi i vërtetë”. “Ndoshta dy statujat, përfaqësojnë dy anë të feminilitetit dhe konfliktin e vazhdueshëm se çfarë e përbën një grua të vërtetë. Dhe ndoshta për çfarë e përbën gruan e gabuar”, përmbyll ajo.






