Klubi i Teutës vazhdon të ndjekë në merkato profile interesante lojtarësh për t’i vënë në urdhrat e trajnerit Enkelejd Dobi. Dhe duket se kanë piketuar një të tillë në kategoritë e ulëta në Suedi.Sulmuesi Faiz Abdelaziz Benatallah i klubit të kategorisë së tretë suedeze, Jonkopings Södra, ka konfirmuar se ka interes për të nga klubi durrsak. Lojtari u transferua në klubon aktual në fillimin e këtij vitit, por tashmë ka negociata mes klubeve për një transferim në Superiore.
“Më kanë ndjekur që kur isha për stërvitje atje në sezonin 2023-2024. SI menaxheri, ashtu edhe klubi ma kanë konfirmuar”, u shpreh Benatallah, i cili në sezonin aktual ka n ëbilanc prej 3 golash dhe 2 asistesh në 13 ndeshje të luajtura në kategorinë e tretë suedeze.
“Fokusi im aktualisht është te Sodra. E dimë që gjërat mund të ndodhin shumë shpejt në futbolli, por aktualisht jam këtu dhe fokusi im gjithashtu. Është kënaqësi kur klube të tjera të ndjekin. Por menaxheri im dhe klubi do të merren me këtë çështje, kam kontratë që duhet respektuar”, u shpreh futbollisti suedez me origjinë algjeriane, i cili ka kontratë me klubin aktual deri në dhjetorin e vitit 2026.





