Një ngjarje aspak e zakontë ka qenë ajo që ka ndodhur me gazetaren e televizionit brazilian Record, Beatriz Casadei. Ajo është grabitur teksa po përgatitej për një transmetim të drejtpërdrejtë në zonën Marginal Pinheiros, në São Paulo.

Ngjarja ka ndodhur përballë Qendrës së Paraburgimit (CDP), kur një person që po udhëtonte me biçikletë i ka marrë celularin dhe është larguar me shpejtësi nga vendngjarja.

Gazetarja ka bërë kallëzim në komisariatin përkatës dhe policia ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Grabitja ka ngritur shqetësimin në lidhje me sigurinë në Brazil.