Higjiena është mjaft e rëndësishme, dhe kjo nuk është vetëm për çështje estetike. Edhe dritaret  dhe xhamat e tyre është mjaft e rëndësishme te mbahen pastër, sepse ne te kundër kthehen në një armë kundër shëndetit tonë.

Sipas ekipit kërkimor të Universitetit të Birmingham dhe atij Bath në Mbretërinë e Bashkuar, xhamat e papastër dëmtojnë shëndetin, pasi kur gatuajmë, avujt acide pozicionohen aty dhe krijojnë një shtresë që çliron me pas substanca toksike për njeriun.

Shkencëtarët kanë krijuar kushtet e njëjta në laborator për të kuptuar më shumë mbi veprimin me kalimin e kohës.