Liverpooli më në fund ka arritur një marrëveshje me Newcastle United për transferimin e sulmuesit suedez Alexander Isak, i cili pritet të bëhet lojtari më i shtrenjtë në historinë e Premier League. Sipas asaj që shkruajnë mediat, akordi vlerësohet të jetë me vlerë rreth 136 milionë paund (afërsisht 157 milionë euro).
Isak, i cili shënoi 23 gola dhe dhuroi gjashtë asiste në 34 ndeshje në kampionat sezonin e kaluar, pritet të nënshkruajë një kontratë gjashtëvjeçare me The Reds dhe do t’i nënshtrohet vizitave mjekësore në orët në vijim.
Me ardhjen e këtij lojtari, Liverpool ka shpenzuar gati 500 milionë euro këtë verë, pas blerjeve si Florian Ëirtz, Hugo Ekitiké, Milos Kerkez, Jeremie Frimpong dhe Giovanni Leoni.





