Doktori i njohur kosovar, Fadil Zuka, ka humbur betejën me koronavirusin. Lajmin për vdekjen e tij e kanë dhënë familjarët e të ndjerit.

Sipas informacioneve, ai vuante edhe nga diabeti. Mediat lokale njoftojnë se Zuka, gjatë viteve ’90, ka qenë pjesë e sistemit shëndetësor në kuadër të Shoqatës “Nënë Tereza”, pastaj kishte punuar edhe në Pozheran.

Zuka shquhej për humanitet dhe si punëtor shembullor ka lënë mbresa dhe kujtime tek të gjithë qytetarët kosovarë.

Doktor Fadil Zuka i takonte gjeneratës së mjekëve që ishin të persekutuar nga regjimi serb dhe kishin bërë shumë sakrifica për t’iu shërbyer popullatës shqiptare që nga vitet ’90, njoftojnë mediat lokale.