Spanja duket se ka provokuar me publikimin e posterit të ndeshjes Kosova U-21 me Spanjën U-21. “Iberikët” e quajnë Territori i Kosovës duke bërë që shqiptarët të vërshojnë me komente të shumta.
Kujtojmë se Spanja nuk e njeh Kosovën si shtet i pavarur. Një vendin që vjen edhe për shkak të problematikave që Spanja ka me tematika të ngjashme.
Kosova U-21 shpreson ta vazhdojë si duhet këtë rrugëtim. “Dardanët” e kanë barazuar takimin e parë me Rumaninë.





