E paprecedentë ajo që ka ndodhur në Napoli të Italisë, ku hajdutët nuk kanë kursyer edhe ilaçet që janë jetike për njerëzit që po kurohen nga kanceri.
Barna onkologjike me vlerë 800 mijë euro u vodhën nga Instituti i Kancerit Pascale në Napoli. Vjedhja ndodhi të enjten dhe hetimet janë duke vazhduar, duke përfshirë shqyrtimin e pamjeve të kamerave të mbikëqyrjes, për të identifikuar personat përgjegjës.
Artikujt e vjedhur përbëheshin kryesisht nga ilaçe eksperimentale dhe antitrupa monoklonalë, por shumë të domosdoshëm për një pjesë të pacientëve që vuajnë nga sëmundje tumoriale.





