Ky është momenti kur zjarrfikësit dalin nga pallati në Durrës, kati i dytë i të cilit është përfshirë nga flakët pak më parë.

Ata shfaqen “të lodhur nga lufta” me zjarrin, i cili siç tregojnë banorët në vendngjarje, ka marrë përmasa të mëdha, edhe në orenditë shtëpiake.

Zjarrfikësit kanë hequr kaskën mbrojtëse dhe fytyra e tyre duket se është nxirë nga tymi i flakëve.