Një aksident rrugor ka ndodhur këtë pasdite në fshatin Kafaraj të Fierit.
Mësohet se një kamionçinë është përplasur me një automjet tip “Reno”, ku për pasojë janë plagosur kartër persona.
Të plagosur kanë mbetur drejtuesit e mjeteve, Agron Janku i kamionçinës dhe Zija Bicarri i mjetit tip “Reno”.
Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar edhe dy pasagjerët, shtetasit Sh. G., 58 vjeç, banues në Tiranë dhe A. J., 49 vjeçe.
Të 4 te plagosurit janë nisur me urgjencë drejt Spitalit të Fierit.
Ndërsa policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur shkaqet e aksidentit.





