Një anëtar i bandës së Indrit Dokles është arrestuar në Londër për llogari të drejtësisë italiane.
Vehap Biba 51 vjeç u lokalizua se fshihej në lagjen Feltham, në perëndim të Londrës.
Në 2011-n Biba do të dënohej nga drejtësia shqiptare me 8 vite burg për trafik heroine drejt Italisë.
Nuk dihet se sa kohë Biba qëndronte në Londër qytet që e kishte zgjedhur si vendfshehje. Ai u prangos me qëllim ekstradimi drejt Italisë.





