Klubi i Mundjes Teuta është shpallur nënkampion i Shqipërisë në Kampionatin Kombëtar të Mundjes për të Rritur, zhvilluar në “Farie Hoti”, në Tiranë.

Klubi i Mundjes Teuta, i drejtuar nga trajneri Sinan Trimi, konfirmoi edhe një herë vlerat dhe traditën e tij në këtë sport.

Skuadra durrsake u rendit e dyta në nivel ekipor, pas Tiranës, duke treguar rivalitet të fortë në çdo peshë. Në total, Teuta arriti të sigurojë:
• 1 medalje ari,
• 6 medalje argjendi,
• 2 medalje bronzi.

Fituesit e medaljeve:
• 65 kg – Endrio Avdyli 🥇
• 70 kg – Klevis Gjuzi 🥈
• 74 kg – Imirjan Rabdishti 🥉
• 79 kg – Haxhi Sina 🥈
• 86 kg – Samuel Keçi 🥈
• 92 kg – Marjus Malko 🥈
• 97 kg – Albin Peposhi 🥈
• 125 kg – Denjan Avdyli 🥈
• 125 kg – Elio Musta 🥉

Gara ishte mjaft e ashpër dhe konkurruese, por djemtë e Teutës treguan karakter, forcë dhe përkushtim, duke nderuar ngjyrat e klubit në arenën kombëtare.