Kryeministrja e Italisë Gorgia Meloni ka thënë se Rusia po fsheh faktin se ka pasur një ofensinë veriore në Ukrainë. Gjatë një konference për shtyp para Këshillit Evropian, Meloni deklaroi se situata me Rusinë vazhdon të jetë e njëjtë dhe se provokimet po shtohen, sepse ajo po përpiqet të parandalojë vendet europianë që mos të ndihmojnë Ukrainën. Sardenga Reporter raportoi se Kryeministrja Italiane, tha në fund se Europa duhet të mendojë me qetësi dhe mos ti përgjigjet provokimeve, por të përgaditet.

“Situata vazhdon të jetë një situatë provokuese dhe unë e kam shpjeguar tashmë pse provokimet po shtohen: Unë besoj se nga njëra anë, Rusia po përpiqet të parandalojë vendet evropiane nga dërgimi i sistemeve shtesë të mbrojtjes kundërajrore në Ukrainë. Nga ana tjetër, mendoj se Rusia gjithashtu duhet të fshehë faktin se një ofensivë verore u njoftua dhe dështoi. Unë mendoj se duhet të mendojmë me qetësi, të mos u përgjigjemi provokimeve dhe duhet të përgatitemi.” tha Meloni.