46- vjeçari Përparim Seati i cili u plagos nga fqinji i tij në Kasnicë të Patosit ka ndërruar jetë 6 orë pasi u godit me thikë.
Ai u qëllua pas një sherri me fqinjin e tij në Patos, Alionid Sali, për shkak të një konflikti për motive banale.
Ndërkohë menjëherë pas plagosjes u fut në sallën e operacionit në Fier, ku dhe ka ndërruar jetë pas 6 orësh.
Sali u arrestua disa orë pas plagosjes pasi me makinë u largua nga Patosi në Mallakastër.





