Dy motrat Antonela dhe Mariela Berisha, të akuzuara për plagosjen me gotë në fytyrë të Klea Prengës, u paraqiten këtë të enjte në Gjykatën e Tiranës.

Sot pritet të bëhet mbrojtja e dy të akuzuarave dhe me pas Gjykata do të shpallë vendimin.

Dy motrat akuzohen për goditjen me gotë në fytyrë të Klea Prengës, ngjarje e ndodhur në gusht të vitit 2024, për të cilën gjykata ka dhënë masën “arrest shtëpie”.