Një person rreth 30-vjeçar ka tentuar të vetëdigjet para kryeministrisë në Tiranë. Fatmirësisht Policia ndërhyu menjëherë dhe parandaloi aktin ekstrem duke e shpëtuar të riunë.
Mësohet se personi që tentoi vetvrasjen ishte në gjendje të rënduar psikologjike dhe kishte lyer trupin me lëndë djegëse. Ishte patrulla më e afërt e Policisë që shpëtoi 30- vjeçarin dhe e ka shoqëruar në komisariat.





