Ukraina është gati të nominojë Presidentin e SHBA-ve Donald Trump për Çmimin Nobel për Paqen nëse presidenti amerikan ndihmon në sigurimin e një armëpushimi me Rusinë, u tha Presidenti Volodymyr Zelensky gazetarëve më 8 tetor.
Trump është zotuar të ndërmjetësojë një marrëveshje të shpejtë paqeje midis Kievit dhe Moskës dhe t’i japë fund pushtimit në shkallë të plotë rus , i cili vazhdon për më shumë se tre vjet e gjysmë.
Kjo përpjekje ka ngecur kryesisht, teksa Rusia vazhdon të refuzojë një armëpushim dhe kërkon lëshime territoriale nga Ukraina.
Presidenti amerikan, i cili është mburrur për përfundimin e “shtatë luftërave” që kur është rikthyer në detyrë, ka bërë fushatë aktive për të marrë çmimin prestigjioz.
Për rrjedhojë presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka deklaruar se nëse presidenti amerikan Donald Trump ndihmon në ndërmjetësimin e një armëpushimi mes Kievit dhe Moskës, dhe SHBA dërgon raketa Tomahaëk në Ukrainë, atëherë Ukraina do promocoj Trump do të propozohet për Çmimin Nobel për Paqen.
Deklarata u bë gjatë një konference për shtyp të enjten në Kiev, ku Zelensky foli për nevojën urgjente që Ukraina të përfitojë armë me rreze të gjatë veprimi, për të balancuar fuqinë me Rusinë dhe për të shtyrë përpara një proces paqeje.
“Nëse Trump i jep botës – mbi të gjitha popullit ukrainas – mundësinë për një armëpushim të tillë, atëherë po, ai duhet të nominohet për Çmimin Nobel për Paqen. Ne do ta nominojmë atë në emër të Ukrainës”, – tha Zelensky.
Ai theksoi se gjatë takimit të fundit me presidentin amerikan në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork, nuk mori një “jo” për kërkesën për armë të avancuara.





